Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina sot fillon punimet për realizimin e projektit “Rrugët për Fëmijë”

Vendi  |  16.03.2023 Ora 10:23   

Komuna e Prishtinës sot do të fillojë punimet për realizimin e projektit, “Rrugët për Fëmijë”. Me këtë projekt synohet të krijohet një mjedis më i sigurt dhe i këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre. Nxënës dhe drejtues të shkollave e mirëpresin këtë projekt pasi, sipas tyre, do të krijohet siguri me e madhe për fëmijët e e cila ka munguar deri me tani.

 

Pas disa muajsh analiza, matjeje, projektime, planifikime dhe takime me qytetarë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se punimet e projektit të ri, që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit, do të fillojë sot duke nisur me hapësirat përreth Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët  “Elena Gjika”.
 

Nxënës dhe drejtues të kësaj shkollë po e mirëpresin këtë projekt pasi janë të rrezikuar nga lëvizja e veturave në afërsi të kësaj shkolle. Suara Ismaili, nxënëse e kësaj shkollë, ku do të fillojë punimet sot ky projekt, i tha Radio Kosovës se ky projekt është shumë i nevojshëm, pasi nxënësit e kanë të kufizuar lëvizjen e lirë dhe në shumë raste janë rrezikuar nga lëvizja e shpejtë e veturave.
 

 “Ka pasur raste të shumta kur veturat kanë vozitur shumë shpejt, duke rrezikuar jetën e çdo fëmije. Ky projekt do t`i ndihmojë shumë nxënësit e ciklit të ulët, pasi fëmijët do të jenë të sigurt, por edhe prindërit do të jenë të sigurt. Ka më shumë vend për të lëvizur, për shembull, kur të dalim nga mësimi, mund të ecim më lirshëm. Këtu ka vetura të parkuara jashtë dhe na  pengojnë shumë kur hyjmë dhe kur dalim nga mësimi”, tha ajo.
 

Se ky projekt është shumë i nevojshëm e thotë edhe zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle, Agnesa Globoder. Ajo në një përgjigje për Radio Kosovën tha se kjo ka qenë kërkesë e mëhershme e shkollës, për arsye se ka munguar siguria e nxënësëve.
 

 “Është projekt shumë i qëlluar. Ka qenë kërkesë e mëhershme edhe në qeverisjet e kaluara që të kemi një siguri për fëmijët e shkollës. Me të vërtetë  jemi në pritje dhe në emocione sepse projekti i është prezantuar javën e kaluar shkollës dhe  komunitetit të lagjes. Kështu që është shumë e mirëpritur, do të jetë një siguri më e shtuar ngase fëmijët, posaçërisht me fëmijët e ciklit të ulët kemi  pasur probleme,  pasi që për sigurinë është dashur të kujdesemi ne”, u shpreh ajo. 
 

Përmes një komunikate për medie, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot rruga prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i Rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rrugën.
 

 “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike. Më tej, thuhet në komunikatë,  me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing