Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një burrë australian hodhi 12 topa të pingpongut në një mur dhe i kapi në kokën e tij të mbuluar me krem rroje në 30 sekonda për të thyer një rekord botëror Guinness.
Oscar Lynagh nga Melburni e mbuloi kokën me krem rroje për të thyer Rekordin Botëror Guinness për shumicën e topave të pingpongut të kërcyer dhe të kapur në shkumë rroje në kokë në 30 sekonda.
Rekordi të cilën ai e theu i përkiste konkurrencës individule, raporton UPI.
Lynagh arriti të kapte 12 topa me kokën e tij të mbuluar me shkumë në periudhën kohore prej 30 sekondash.
“Po, ky është një rekord i vërtetë që mund ta provoni në shtëpi”, shkroi Guiness World Record në faqen e saj në Twitter.