Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me thirrjet e fuqishme: Gratë, Gratë!, është përmbyllur një nga shfaqjet, një nga dramat e pakta teatrore shqiptare, historike për kaq shumë monologje e aktualitet mbi dhunën ndaj grave, në Kosovë dhe Shqipëri bashkë, të shkruara nga një grup dramaturgesh të reja nga Kosova, interpretuar nga aktore të Teatrit të Kosovës në Art Turbina në Tiranë, në regjinë e polakes, Nastazja Domarazka, si pjesë e edicionit të dytë të festivalit FemFest.
Sepse gratë më të bashkuara mund ta fitojnë lirinë e tyre. Që të mos jenë të përgojuara si të përdala ngaqë kanë sukses, dhe e përdalë është ajo që e di çfarë do e nuk pranon friken, që mos kenë frikë të shkojnë në shkollë, mos të jenë pronë posesive dhe objekt uljeje dhe poshtërimi meqë burrat nuk gjejnë rehati te bukuria dhe vetëbesimi i tyre, mos kenë frikë të jenë të lira, të duan edhe lirinë seksuale dhe liria për to është më e mirë se çdo drogë.
Me trupin që u dridhet bëjnë një hap para drejt lirisë.
E mes lirisë dhe rrezikut, sheh edhe përpëlitjet e këlthitjet e fundit të trupave të dhunuar teksa iu ikën dhe fryma.
Gratë recitojnë edhe emrat e grave të dhunuara në Kosovë, edhe tre gratë e vrara së fundi në Shqipëri; Etleva Kurti, Mevlute Hysa, Hasime Dafku./rtk/