Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Katër mënyra efikase që ta kuptoni nëse po iu spiunohet telefoni

Teknologji  |  09.03.2023 Ora 8:20   

Smartfonët mund të bien lehtë pre e sulmeve kibernetike nëse përdoruesi i tyre nuk tregon kujdes të duhur. Telefonat spiunohen vazhdimisht nga grupe hakerësh, por ekzistojnë në të njëjtën kohë edhe shumë metoda se si të hetohet kjo.

Aplikacionet e panjohura

Nëse në telefonin tuaj po instalohen programe dhe aplikacione që as nuk i njihni e as nuk i keni instaluar, mund të jetë spiunim kibernetik. Aplikacionit zakonisht janë prodhime të hakerëve që ato i punojnë dhe i instalojnë në telefonin tuaj në momentin kur marrin qasje. Nëpërmjet tyre, operimi me të dhënat tua është shumë i lehtë, thuhet në blogun teknologjik “Top10VPN”.

Andaj, nëse dyshoni se jeni duke u përgjuar nga aplikacione të panjohura, fshini menjëherë dhe riformatojeni telefonin, në mënyrë që t’ua ndërprisni qasjen.

“Rooted” ose “Jailbroken”

Shndërrimi i sistemit operativ në “Rooted” ose “Jailbroken” pa dijeninë tuaj, mund të jetë vepër e hakerëve. Ky shndërrim ua mundëson atyre që t’i anashkalojnë “dyqanet” zyrtare të aplikacioneve dhe të instalojnë programe nga hapësira të pamiratuara dhe të rrezikshme.

Në të tilla raste, telefoni preferohet të formatohet dhe të ndërhyhet në sistemin e brendshëm, duke kthyer funksionalitetin bazë të sistemit operativ.

Harxhimi i shpejt i baterisë

Nëse telefoni juaj po e shpenzon shpejt baterinë pa u përdorur tejmase nga ju, mund të jetë si shkak i “punës” së hakerëve.

Nëse hakerët “spyware” po punojnë vazhdimisht në telefonin tuaj, bateria mund të shpenzohet më shpejt se zakonisht. Nëse vëreni ndryshime të mëdha në baterinë e telefonit tuaj, nisni të dyshoni se dikush ka ndërhyrë në të.

Tejnxehje

Çdo telefon nxehet shumë në raste të caktuara, sidomos kur shfrytëzohet me orë të tëra pa ndërprerë. Por nëse telefonin e keni në qetësi dhe prapë po nxehet, mund të jetë si shkak i ndërhyrjeve të “spyware”. Kur hakerët vjedhin të dhënat e telefonave, pajisja nxehet më shumë se zakonisht dhe kalon në tejnxehje. Kjo mund të shkaktojë edhe zjarr.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing