Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, me datë 7 mars, nga ora 18:00 në Sheshin “Skënderbe”, në Prishtinë, Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve.
“Kryetari I Prishtinës Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, do të ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri./rtk/