Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta vendosin rripin e sigurisë kur gjenden në automjet pasi të rast të ndonjë aksidenti, zvogëlohet mundësia e lëndimeve të rëna.
“Mosvendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, thuhet në njoftimin policor.
Në thirrjen “vendos rripin e sigurisë”, Policia tha se në rast të përplasjes, rripi i sigurisë zvogëlon shanset për fatalitet.