Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple prezantoi versionet me ngjyrë të gjelbër të linjës së iPhone 13 marsin e kaluar, dhe sipas përdoruesit të Weibo Setsuna Digital, kompania do të zbulojë iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus me ngjyrë të verdhë këtë pranverë.
Nga GSM Arena shkruajnë se nuk mund të konfirmojnë të dhënat e Setsuna-s, dhe postimi i tyre në Weibo që flet për lansimin e iPhone 14-shit të verdhë në pranverën e 2023 është aty që nga janari.
Sidoqoftë, stafi i 9To5Mac ishin në gjendje të konfirmonin në mënyrë të pavarur pritshmërinë e një iPhone 14 të verdhë, ndërsa MacRumors mësoi nga burime të shumta se ekipi i PR i Apple po planifikon një konferencë për produktin javën e ardhshme, e cila mund të jetë për iPhone 14-shin e verdhë, kjo duke u bazuar në faktin që linja e gjelbër e iPhone 13 u prezantua më 8 mars 2022.
Telefonat iPhone 13 dhe iPhone 13 Mini u prezantuan në një nuancë të gjelbër të thjeshtë, ndërsa iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max u zbuluan në një ngjyrë Alpine Green.
Mbetet për t’u parë nëse Apple do të adoptojë të njëjtën qasje këtë herë ose do të prezantojë vetëm modelet e thjeshta dhe Plus në ngjyrë të verdhë, ashtu siç pretendon burimi.
Thënë kështu, edhe nëse këto thashetheme për iPhone 14 të verdhë dhe iPhone 14 Plus dalin të vërteta, nuk do të jetë hera e parë që Apple do të lansojë një iPhone me ngjyrë të verdhë. Gjigandi i teknologjisë me bazë në Cupertino lansoi një iPhone 11 të verdhë në 2019, iPhone XR në 2018 dhe iPhone 5C në 2013.