Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nokia vjen me ndryshimin e logos – shënon fillimin e një periudhe të re

Teknologji  |  28.02.2023 Ora 8:18   

Pasi që Pekka Lundmark e mori kontrollin e segmentit të pajisjeve të telekomit të Nokia-s, drejtori ekzekutiv e shpalosi një plan me tre faza – rifillim, përshpejtim dhe shkallëzim.

Me përfundimin e pjesës së parë të planit, Nokia tani do të fokusohet tek përshpejtimi, dhe po e ndryshon logon e saj për herë të parë në 60 vite, në mënyrë që të sinjalizoj ndryshimin e strategjisë.

Nokia po heq ngjyrën blu dhe po e zëvendëson atë me çfarëdo ngjyre që është më e përshtatshme duke pasur parasysh situatën, që do të thotë se nuk është caktuar një skemë specifike ngjyrash, raporton GSM Arena.

Lundmark tha se Nokia më nuk është vetëm një kompani e telefonave të mençur, por një “kompani e biznesit të teknologjisë”.

“Nokia lidhej me telefonat e mençur, dhe sot ne jemi një kompani e biznesit të teknologjisë”, tha Pekka.

Përveç rritjes së biznesit të saj të pajisjeve të telekomit, Nokia do të fokusohet gjithashtu edhe në shitjen e pajisjeve tek bizneset e tjera.

Ai plan përfshinë shitjen e rrjeteve private 5G dhe pajisjeve për fabrikat e automatizuara, e që do ta poziciononte kompaninë si konkurrent të Microsoft dhe Amazon. Lundmark bëri të ditur se Nokia po konsideron zhvillimin dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing