Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjiganti i transmetimit Netflix ka ulur çmimet në më shumë se 30 vende teksa përpiqet të tërheqë më shumë abonentë.
Çmimet janë ulur në pjesë të Azisë, Evropës, Amerikës Latine, Afrikës Sub-Sahariane dhe Lindjes së Mesme, transmeton Radio Plus.
Kjo vjen pasi rritja e kostos së jetesës po i bëjnë njerëzit të kursejnë dhe Netflix përballet me konkurrencë të shtuar nga shërbimet rivale.
“Anëtarët nuk kanë pasur kurrë më shumë zgjedhje kur bëhet fjalë për argëtimin”, tha një zëdhënës i kompanisë për BBC.
Vendet në të cilat tarifat e abonimit janë ulur përfshijnë Malajzinë, Indonezinë, Tajlandën, Filipinet, Kroacinë, Venezuelën, Keninë dhe Iranin.
Shkurtimet zbatohen për plane të caktuara çmimesh, me tarifat e abonimit që bien përgjysmë në disa raste.
Kompania nuk përmendi Mbretërinë e Bashkuar apo SHB-në si vendet ku kishte ulur çmimet e saj.
“Ne jemi gjithmonë duke eksploruar mënyra për të përmirësuar përvojën e anëtarëve tanë. Mund të konfirmojmë se po përditësojmë çmimet e planeve tona në vende të caktuara”, tha një zëdhënës i Netflix.
Aksionet e firmës u mbyllën 3.4 për qind më të ulëta në New York të enjten pasi Wall Street Journal raportoi për herë të parë këtë.
Netflix, i cili operon në më shumë se 190 vende, është përballur me konkurrencë të shtuar nga rivalët e transmetimit, duke përfshirë Amazon, HBO dhe Disney.