Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Burri i akuzuar për vrasjen e reperit, Nipsey Hussle, është dënuar me 60 vjet burgim.
Eric R. Holder, Jr. u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë korrikun e kaluar për vrasjen e Hussle - emri i vërtetë i të cilit është Ermias Asghedom. Vrasja ishte kryer jashtë dyqanit të veshjeve të Hussle në Los Anxhelos, në vitin 2019.
Hussle, një artiste i nominuar për Grammy, vdiq në moshën 33-vjeçare.
Në këtë ngjarje janë plagosur edhe dy kalimtarë, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë H. Clay Jacke njoftoi dënimin e Holder të mërkurën pasi dëgjoi një nga miqtë e Hussle si dhe lexoi një letër nga babai i Holder.