Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AUV konfiskon rreth 1,700 kilogramë produkte të mishit në Ferizaj

Vendi  |  22.02.2023 Ora 7:43   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka organizuar një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në Komunën e Ferizajt.

Ku sipas zëdhënësit të AUV-it, Lamir Thaçi vlera e konfiskuar e këtyre produkteve është rreth 1,700 kilogramë.

“Sasia totale e produkte të ndaluara është 1,670 kilogramë produkte të mishit si mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, e të tjera. Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, ka treguar Thaçi për Telegrafin.

Sipas tij, kushtet teknike sanitare higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshëm ishin të mira por se janë hasur parregullsi gjatë këtij aksioni.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur (vulosur), dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik. Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore”, ka theksuar ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing