Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nëse doni të promovoni historitë tuaja të vjetra, Instagram me veçori të re

Teknologji  |  21.02.2023 Ora 9:03   

Instagram aktualisht është duke testuar një veçori interesante, e cila në një mënyrë më sugjestive u kujton përdoruesve mundësinë e arkivimit të përmbajtjes.

“Memory” në Instagram është një veçori e re, me të cilën shërbimi popullor dëshiron të inkurajojë përdoruesit të rishpërndajnë historitë e tyre të vjetra (Story).

Pritet që në këtë mënyrë përdoruesit të angazhohen më shumë në rrjetin social.

Në një postim të fundit në Twitter, ku është bërë i ditur informacioni, shihet se duke klikuar në opsionin Memory shfaqen historitë që janë publikuar afër një date të caktuar.

Instagram vendosi për këtë opsion ndoshta sepse Instagram Stories pa një rënie prej rreth 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Përmbajtja video e Reels është aktualisht funksioni më i popullarizuar në platformë dhe Instagram dëshiron të inkurajojë përdoruesit të ndajnë përmbajtjen nga burimi kryesor edhe më shumë me veçorinë e re.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing