Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nderohet me medalje kontingjenti i FSK-së që mori pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

Vendi  |  21.02.2023 Ora 9:00   

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, Bekim Jashari, shoqëruar dhe nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angılı, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pjesëtarët e FSK-së të cilët janë kthyer nga misioni i kërkim-shpëtimit, pas tërmetit që goditi Turqinë.

Me t’u kthyer në Kosovë, 39 ushtarët janë falënderuar përzemërsisht nga kryeministri Kurti, për angazhimin, sakrificën dhe trimërinë e treguar atje.

Ushtarët u mirëpritën dhe u nderuan me medalje si dëshmi e vëmendjes dhe e mirënjohjes sonë për guximin e treguar në Republikën e Turqisë pas tërmetit fatal me përmasa shumë të mëdha tragjike që e kanë tronditur edhe popullin e Kosovës.

“Është obligim i yni humanitar, por në të njëjtën kohë është edhe detyrë e jona si partner, si aleatë dhe si shtet e popull mik i Republikës së Turqisë që t’ju gjendemi atyre në ndihmë në këto ditë të vështira dhe kjo u realizua pikërisht nëpërmjet jush të cilët pa humbur kohë u nisët brenda disa orëve për Turqi dhe më pastaj qëndruat deri më tani duke u përpjekur me krejt çfarë mundeni edhe dini që të shpëtoni jetë, të nxjerrni njerëzit nga rrënojat”, tha Kurti.

Duke kujtuar se falë ndihmës së FSK-së janë shpëtuar së paku katër jetë në Hatay, kryeministri falënderoi edhe Republikën e Turqisë për pritjen që ua kanë bërë atje dhe njëkohësisht për ndihmën teknike, logjistike që ua kanë ofruar pjesëtarëve të FSK-së.

Një kontingjent i pjesëtarëve të FSK-së, të përbërë nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9, më 6 shkurt, ishin nisur për në Hatay të Turqisë, për t’i dalë në ndihmë popullit turk dhe institucioneve turke.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing