Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se po vazhdojnë me shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
KRU “Prishtina”, ka dhënë disa rekomandime për të evituar shkyçjen nga shërbimet e ujit.
“Paguaj faturën e ujit, vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose paguaj ONLINE, pa provizion, tash mund të shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android, aplikacioni e-KRUP në vete ngërthen mënyrën më të lehtë për të bërë pagesa për ujin e shpenzuar, njëherësh kursen edhe kohën tuaj. Sektori i amvisërisë: Paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogamoje prej 12-36 muaj. Sektori i bizneseve: Paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogramoje prej 12-24 muaj”, thuhet në njoftim.