Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohet lista e artistëve më të paguar sipas “Forbes”

Muzikë  |  17.02.2023 Ora 8:47   

Revista financiare “Forbes” e ka publikuar listën e përvitshme të personaliteteve më fitimprurës nga skena e showbizit.

Rokerët “Genesis” e kryesuan listën pas fitimit të 230 milionë dollarëve nga shitja e katalogut muzikor për kompaninë “Concord Music Group”, në shtatorin e kaluar.

Sting pozicionohet në vendin e dytë pasi ia shiti të gjitha këngët kompanisë “Universal Music Group”, për një çmim prej 210 milionë dollarësh. Ish-vokalisti i grupit “Police” është solo-artisti me të ardhurat më të larta të vitit.

Grupi “Rolling Stones” dhe superylli latin Bad Bunny, po ashtu janë në mesin e muzikantëve të përfshirë në listë.

Mick Jagger me anëtarët tjerë të bendit i kanë fituar 98 milionë dollarë me turneun e tyre të fundit evropian dhe kështu arritën të renditen në vendin e shtatë, kurse Bad Bunny pozicionohet në vendin e dhjetë me 88 milionë dollarë të fituara.

Në anën tjetër, kompania filmike e Brad Pittit, “Plan B”, ia fitoi aktorit të Hollywoodit 100 milionë dollar brenda një viti dhe kështu ai renditet i gashti në këtë listë.

Ndërsa regjisori James Cameron i fitoi 95 milionë dollarë me vazhdimin e suksesshëm të filmit “Avatar: The Way of Water”, dhe pozicionohet në vendin e tetë. Cameron sapo ka hyrë në histori si regjisori i parë me tre filma që i kanë fituar më shumë se 2 miliardë dollarë në arkat filmike botërore.

Edhe këngëtarja e njohur amerikane, Taylor Swift, ka arritur të futet në listën e artistëve më të paguar të përpiluar nga revista “Forbes”. Ylli i hitit “Anti-Hero” renditet e nënta falë 92 milionë dollarëve të fituara gjatë vitit të kaluar.

Ky sukses vjen pas lansimit të albumit të saj të fundit, “Midnights” në tetor të vitit 2022 dhe shitjes së biletave për turneun e ardhshëm, “Eras”.

Sipas “Forbesit”, pjesa më e madhe e parave erdhën në të vërtetë nga shitjet e disqeve, transmetimi i këngëve të saj në platforma muzikore, shkarkimet dixhitale dhe honorarët nga muzika më e vjetër e popyllit 33-vjeçar.

Taylor është e vetmja femër që sivjet hyn në topdhjetëshen e kësaj liste.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing