Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Turqia ka uruar Kosovën, në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Përmes një postimi në Tëitter, ministria e Jashtme turke tha se i janë mirënjohës popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.
“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.
“Faleminderit!”, ka shkruar ministria në gjuhën shqipe, njofton Klankosova.tv.
Kosova ka qenë ndër vendet e para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar. Kontegjentë të FSK-së kanë ndihmuar në gërmime, duke shpëtuar nga rrënojat disa persona.