Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

15 kapituj për 15-vjetorin e shtetit

Vendi  |  16.02.2023 Ora 10:19   

Rrugëtimi nga Lufta e Dytë Botërore deri te lufta e fundit e Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë janë rrëfyer nëpërmjet 15 panove të ekspozuara në ambientet e Lapidariumit të Muzeut Kombëtar. Në mesin e tyre ka faksimile dokumentesh, vendimesh e gazetash sikurse dhe fotografi.

Në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar është hapur ekspozita me dokumente arkivore e titulluar “Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumentet arkivore”, në të cilën janë prezantuar 15 pano që bashkojnë fotografi, vendime, urdhëresa nga ushtria, deklarata, telegrame, faksimile gazetash e programe politike, që pasqyrojnë ngjarje e personazhe të ndryshme që nga viti 1945 deri në datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për nder të së cilës është hapur edhe ekspozita.

Bekim Aliu, autor i ekspozitës, ka folur për simbolikën e numrit të panove të prezantuara. Ato shpalosin 15 kapituj historie.

“Ekspozita është e realizuar në 15 pano për nder të 15-vjetorit (të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës v.j.) dhe kemi filluar me shuarjen e kryengritjes së Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Adem Vocës dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, ka thënë ndër të tjera Aliu. /koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing