Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk thotë se vitin e kaluar i dhuroi për bamirësi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të Tesla-s.
Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Dokumenti nuk përmendi se kujt iu dhuruan këto para.
Gjithashtu të mërkurën, Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një “kohë e mirë” për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter.
Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021, sipas një dosjeje rregullatore.
Ai gjithashtu tha në Twitter atë vit, se ai planifikoi të dhuronte 20 milion dollarë për shkollat në Cameron County dhe 10 milion dollarë për qytetin Brownsville në Teksas, SHBA për “rigjallërimin e qendrës së qytetit”.