Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Blerja e supës për motrën e çon amerikanen në fitimin e lotarisë me vlerë prej 148,560 dollarëve

Të Tjera  |  13.02.2023 Ora 8:54   

Një grua nga Virxhinia, e cila vizitoi një dyqan ushqimor për të blerë një supë për motrën e saj, gjithashtu mori një biletë lotarie që doli të ishte një fituese prej 138,821 eurove (148,560 dollarësh).

Fawn Hughes nga Chesterfield u tha zyrtarëve të Virginia Lottery se ajo vizitoi dyqanin Food Lion në Richmond për të blerë pak supë për motrën e saj, Karen Fulton, dhe ndërsa ishte në dyqan ajo vendosi të blinte një biletë Cash 5 për tërheqjen e çmimit në ditën e 15 janarit.

Bileta e Hughes përshtatej me të pesë numrat fitues, “9-11-15-26-35”, duke i dhënë asaj një çmim prej 138,821 eurove (148,560 dollarë), raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Isha në shok”, tha Hughes kur zbuloi se ajo ishte një prej fituesve. “Unë kurrë nuk kam fituar ndonjë gjë kaq të madhe më parë!”.

Hughes vizitoi selinë e lotarisë për të marrë çmimin e saj me motrën Fulton e cile ishte në krah të saj.

Motrat nuk treguan nëse kishin ndonjë plan të menjëhershëm për fitimet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing