Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Departamenti qeveritar për Mirëqenien e Kafshëve në Indi u ka apeluar qytetarëve që ta shënojnë Shën Valentinin këtë vit jo si festim i romancën por si “Dita e Përqafimit të Lopës” për të promovuar vlerat hindu.
Ai tha se “përqafimi i lopëve do të sjellë pasuri emocionale dhe do të rrisë lumturinë individuale dhe kolektive”, raportoi AP.
Hindutë e devotshëm që adhurojnë lopët thonë se kjo festë shkon kundër vlerave tradicionale indiane.
Në vitet e fundit, hindutë kanë bastisur dyqanet në Indi duke djegur letrat dhe dhuratat dhe duke ndjekur çiftet që ishin dorë për dore.
Lopa për shumë gjatë është ngulitur në mendjen e hinduve dhe thellësisht respektohet nga shumica njëjtë si respektojnë nënën. Shumë shtete indiane kanë ndaluar prerjen e lopëve.
Nilanjan Mukhopadhyay, analist politik, ka thënë se mesazhi është “absolutisht çmenduri”.