Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shprehitë e mëngjesit për të pasur funksion të mirë tretës

Të Tjera  |  09.02.2023 Ora 10:14   
Pesë shprehi që mund t’i përfshijmë në rutinën tonë të mëngjesit duke filluar nga nesër dhe do të bëjnë mrekulli për funksionimin e duhur të tretjes.

1Pini një gotë ujë para kafesë. Temperatura e ujit nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme të pini ujë duke kontribuar kështu në hidratimin adekuat të trupit tuaj. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e problemeve si fryrja e barkut, dispepsi, kapsllëku e deri te ngrënia e tepërt.

2Hani mëngjes në një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë ju ndihmoni trupin të rregullojë një sërë hormonesh që kontrollojnë një sërë funksionesh nga disponimi deri te lëvizjet e zorrëve. Rregullsia e ngrënies së mëngjesit ndihmon në përballimin e kapsllëkut, si dhe për ata që kanë problem me zorrët e irrituar.

3Zgjidhni një mëngjes të pasur me fibra. Në këtë mënyrë ju do të përmirësoni mikrobiomën tuaj të zorrëve në vetëm dy javë sipas hulumtimit të publikuar në mSystems. Përveç kësaj, ju luftoni kapsllëkun. Mëngjesi ideal i Dr. Aditya Sreenivasan përmban drithëra, proteina, fruta dhe perime. Por është mirë të shmangni proshutën dhe salsiçet pasi konsumimi i shpeshtë i tyre është lidhur me inflamacionin e traktit gastrointestinal dhe është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

4Bëni një shëtitje. Duke vepruar kështu, trupi juaj përfiton shëndet më të mirë të zemrës, rregullim të peshës, humor të përmirësuar dhe sistem imunitar më të fortë. Përveç kësaj, aktiviteti fizik kur është sistematik lufton edhe problemet gastrointestinale si kapsllëku dhe fryrjet.

5Jini të qëndrueshëm me… zorrët tuaja. Në praktikë, kjo do të thotë t’i përmbahesh një programi ditor të jashtëqitjes. Kini parasysh se mungesa e rregullt e jashtëqitjes e predispozon trupin për zhvillimin e hemorroideve./telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing