Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cila është ulësja më e sigurt në një aeroplan?

Të Tjera  |  09.02.2023 Ora 9:50   

Kur blini një biletë avioni, a mendoni se cila ulëse do t’ju mbronte më së miri në një emergjencë. Me gjasë, jo.

Shumica e njerëzve rezervojnë ulësen për rehati. Udhëtarët e shpeshtë mund të ulen sa më afër daljes ashtu që të dalin më shpejt.

Rrallë dikush shpreson që t’i bie ulësja e mesit në radhën e fundit. Por, ja që ulëset në mes dhe në fund statistikisht janë më të sigurtat në aeroplan.

Një hulumtim i TIME që shikoi aksidentet e aeroplanëve përgjatë 35 vjetëve gjeti se ulëset e mesit në fund të një aeroplani kanë shkallën më të ulët të rrezikut për vdekje: 28% krahasuar me 44% me ato që janë në mes të aeroplanit.

Kjo ka logjikë. Duke u ulur afër daljes do t’u japë dalje të shpejtë në rast emergjence, në rast se nuk ka zjarr. Por krahët e aeroplanit kanë karburant, kështu që kjo diskualifikon rreshtat në mes si opsioni më i sigurt.

Në të njëjtën kohë, të jesh nga fillimi i aeroplanit po ashtu nënkupton se do të ndikohesh para atyre që janë në fund, kështu që mbetet rreshti nga fundi. Ndërsa, pse ulëset në mes janë më të sigurta se ato nga dritarja, është sepse keni njerëz nga të dyja anët e juaja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing