Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“World War Z - 2” do të fillojë xhirimet në 2019-tën

Film  |  10.10.2018 Ora 14:14   
“World War Z’ ishte filmi I cili u pëlqye shumë me aktor në rol kryesor Brad Pitt. Edhe pse fillimisht u tha se do të ketë vazhdim, e gjitha u la sikur në hije dhe të gjithë menduan se projekti për vazhdimin e tij vdiq.

Por që lajmi I fundit tregon se jo vetëm që është gjallë, por vazhdimi I dytë I filmit me zombie do të fillojë prodhimin vitin e ardhshëm. Gjithashtu është bërë e ditur se filmi tashmë në kastë ka edhe aktorë të tjerë në zë.

Producentët e filmit Dede Gardner dhe Jeremy Kleiner  janë ata të cilët dhanë këtë lajm se filmi do të fillojë me xhirimet e para në qershorin e 2019-tës, Brad Pitt do të rikthehet si Gerry Lane, ndërsa regjinë e filmit do ta bëjë David Fincher.

Ende nuk ka një datë të saktë lansimi por që nëse gjithqka shkon sipas planit, atëherë I bie që “World War Z” pjesa e dytë do të lansohet pikërisht 7 vite pas pjesës së parë. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing