Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa sonte performon për herë të parë në “American Music Awards”

Muzikë  |  09.10.2018 Ora 10:12   
Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për cermoninë e American Music Awards 2018.

Në “Microsoft Theater” në Los Angeles tashmë është vendosur edhe tapeti i kuq, ku pas disa orësh pritet të kalojnë yjet më të njohura botërore të muzikës, shkruan Radio Plus.

Dua Lipa do të jetë një prej yjeve në qendër të vëmendjes në këtë edicion të American Music Awards.

Dua Lipa do të performojë sonte në skenën e American Music Awards, dhe kjo është performance e saj e parë, madje Dua Lipa përveç performancës së hitit të saj të fundit "Electricity" ka premtuar edhe një surprizë tjetër për fansat e saj.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa, është nominuar edhe në një prej kategorive më të rëndësishme të kësaj ngjarje muzikore që shpërmblen artistët më të suksesshëm të vitit.

Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Artisti i ri, më i mirë i vitit”, ku në konkurrencë janë edhe Camila Cabello, Cardi B dhe Khalid.

Në mesin e artistëve të nominuarështë edhe Bebe Rexha. Bebe Rexha është nominuar në dy kategori të AMAs: “Favorite Collaboration of the Year” dhe “Favorite Song, Country” në të dyja kategoritë Bebe Rexha është nominuar me këngën “Meant To Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Edhe Rita Ora sonte do të paraqitet në American Music Awards, edhe pse nuk është nominuar në ndonjë kategori, por Rita do të jetë aty për të ndarë një nca çmimet.

Favorite New Artist of the Year
Camila Cabello
Cardi B
Khalid
Dua Lipa
XXXTentacion

Favorite Song, Country
"Heaven," Kane Broën
"Tequila," Dan + Shay
"Meant to Be," Bebe Rhexha and Florida Georgia Line

Favorite Collaboration of the Year
"Havanna," Camila Cabello ft. Young Thug
"Finesse," Bruno Mars & Cardi B
"Rockstar," Post Malone ft. 21 Savage
"Meant to Be," Bebe Rhexha and Florida Georgia Line
"The Middle," Zedd, Maren Morris and Grey







 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing