Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Kolegjin ILIRIA ndahet Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” 2018

Kulturë  |  03.10.2018 Ora 11:17   
Në kuadër të veprimtarisë shkencore të Kolegjit ILIRIA, të mërkurën më 10 tetor 2018, për të dytin vit radhazi, në një ceremoni solemne në Kolegjin ILIRIA, ndahet Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”.

Në këtë veprimtari shkencore do të bëhët edhe përurimi i librit “Akademik Aleksandër Stipçeviq” dhe përurimi librit “Shqipja Standarde dhe Gjendja Aktuale e Përdorimit të saj”.

Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”, duke u mbështetur në Rregulloren e Çmimit Shkencor dhe në bazë të vlerësimit, të zgjedhjes dhe të vendimit të Jurisë, u jepet personaliteteve të shquara akademike-universitare dhe të tjera për kontribut të madh me vlerë arsimore, kulturore dhe shkencore, për botime, për projekte dhe për arritje të shquara në fusha të ndryshme të kërkimit profesional shkencor.

Në tetor të vitit 2017, Kolegji ILIRIA ndau për herë të parë Çmimin Shkencor Ndërkombëtar "Aleksandër Stipçeviq", i cili në një ceremoni solemne iu dha Akademik Idriz Ajetit, për arritje të shquara Akademike-Universitare shumëvjeçare në fushën e studimeve Albanologjike.



Ndërkaq për vitin 2018, Juria e Kolegjit ILIRIA në përbërje: Prof. Dr. Isak Shema, Prof. Dr. Selim Daci, Akademike Justina Pula, Prof. Dr. Bajram Berisha dhe Prof. Dr. Qemal Buçinca, me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar "Aleksandër Stipçeviq", e kanë ndarë për Akademik Muzafer Korkutit, për kontributin e jashtëzakonshëm shkencor shumëvjeçar në shkencat historike, si specialist i prehistorisdë dhe arkeologjisë prehistorike shqiptare.



Duke u bazuar në misionin dhe vizionin e Kolegjit ILIRIA, duke vlerësuar lart veprimtarinë shkencore dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Akademik Aleksandër Stipçeviqi, në fushën e studimeve albanologjike dhe posaçërisht në atë të studimeve ilire, pastaj duke veçuar bashkëpunimin e këtij personaliteti të shquar me famë botërore me Kolegjin ILIRIA, u themelua edhe Çmimi Shkencor Ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq”.

Me emërtimin e këtij çmimi shkencor ndërkombëtar, nderohet historiani i antikitetit, ilirologu i shquar, autori i shumë punimeve dhe i veprave shkencore me rëndësi të madhe edhe për metodologjinë e kërkimeve shkencore. Nderohet gjithashtu edhe laureati i këtij çmimi prestigjioz shkencor, i cili jepet në ceremoninë e dhënies së çmimit vjetor për arritje shkencore dhe për karrierë të suksesshme akademike.


 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing