Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kloppi tregon se çfarë i tha Shaqirit pas humbjes nga Chelsea

Sport  |  27.09.2018 Ora 9:31   

Jurgen Klopp ishte i pakënaqur me Xherdan Shaqirin pas humbjes së Liverpoolit nga Chelsea dhe trajneri gjerman është parë duke i bërtitur anësorit shqiptar.

Veprimet e Kloppit janë vërejtur nga shumë shikues që përmes Twitterit kanë pyetur se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Shaqirit.

Kloppi në konferencën për media ka thënë se ishte nervozuar me Shaqirin në momentin kur ai lejoi Jordan Hendersonin të realizonte gjuajtjen e lirë në një pozitë kërcënuese në minutën e fundit të takimit.

28-vjeçari tentoi të harkonte, por ishte i pasaktë dhe humbi rastin e fundit për Liverpoolin në këtë takim.

Trajneri gjerman donte që Shaqiri të ekzekutonte gjuajtjen e lirë me qëllim që të mund të luante me Mohamed Salahun nga anash.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing