Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rrahje në koncertin e Dua Lipës në Shanghai, këngëtarja shpërthen në lot

Muzikë  |  14.09.2018 Ora 10:13   

Këngëtarja më prejardhje nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon koncertet në kuadër të turneut të saj botëror, ku dje ka performuar në Shanghai të Kinës.

Gjatë këtij koncerti të Dua Lipës ka ndodhur një incident mes policisë dhe disa fansave të këngëtares, të cilët po vallëzonin ndërkohë që po mbanin në duar flamurin e komunitetit LGBTI.

Por në një moment të papritur disa policw, janë futur mes turmës në publik duke goditur dy vajza dhe duke i larguar ato nga publiku.
Me të ndodhur ku incident Dua Lipa ndërpreu performacnën e saj duke shëprthyer në lotë, por më pas Dua Lipa ka vazhduar performancën.

“Mbrëmë vazhdova performancën për fansat e mi. U premtova shou dhe qëndrova pranë tyre, këndova dhe vallëzova me ta. Unë do të qëndroj pranë jush për shkak dashurisë dhe besimit tuaj në mua, për të cilën jam dhe do të jem krenare dhe falënderuese cdo herë. Ajo cka ju keni bërë është trimëri. Gjithmonë kam dashur që muzika ime të sjellë forcë, shpresë dhe unitet. Unë u tmerrova nga ajo që ndodhi dhe unë u dërgoj dashuri të gjithë fansave të mi. Do të doja të kthehesha për ju në një kohë më të mirë dhe ta shoh një publik me shumë flamuj ylberi. Ju Dua”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing