Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Juventus braktis Marchision pas 25 vitesh

Sport  |  17.08.2018 Ora 18:01   
 
Në ditën e fundit të merkatos që lejon futbolli italian, kampionët e Serie A vendosën t’a shkëpusin kontratën nga një emër që ka bërë gjithçka për historinë e klubit bardhezi. Juventus njoftoi në mënyrë surprizë shkëputjen me konsensus të Claudio Marchisio.
 
Mesfushori i rritur në ekipet e moshave largohet nga Zonja e Vjetër pas plot 25 vjetësh, nga të cilët 11 i ka kaluar në skuadrën e parë.
 
Claudio Marchisio i tentuar nga oferta joshëse e Montreal Impakt, dhe i ndikuar nga minuta e pakta që i ka rezervuar në muajt e fundit trajneri Alegri, shkëputi akordin me torinezët pas 294 ndeshjeve dhe 33 golave, periudhë në të cilën koleksionoi 7 tituj kampion radhazi, 3 superkupa të Italisë dhe 4 Kupa Italie radhazi.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing