Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina në Superkupë me tri mungesa për shkak të suspendimeve

Sport  |  08.08.2018 Ora 19:15   
Të hënën, më 13 gusht, do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
 
“Bardhekaltrit”, që janë fitues të kupës, do të jenë në këtë përballje pa tre futbollistë që janë të suspenduar.
 
Armend Dallku do të mungojë edhe tri ndeshje tjera zyrtare, ndërsa një e ka hequr pas finales së Kupës, njësoj si Curri, që do të mungojë edhe në dy ndeshje tjera pas dënimit për tri ndeshje, të dy të dënuar pas kartonëve të kuq në ndeshjen e fundit në ligë kundër Dritës.
 
E në këtë përballje nuk do të luajë as transferimi i verës, Meriton Korenica, i cili me Lirinë ka 4 kartonë të verdhë, dhe sipas rregullave, ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq, shkruhet në njoftimin e FC Prishtinës.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing