Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga Dinamo Tirana, në finale të Kampionatit Botëror. Rrugëtimi i Zlatko Dalic

Sport  |  12.07.2018 Ora 17:38   
Dalic mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por dha dorëheqje në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, shkruan koha.net
 
Gjithë bota i ka drejtuar sytë për finalen e 15 korrikut, Francë-Kroaci, ndërsa në kohën kur të dyja skuadrat janë tepër të njohura, ajo që ka bërë përshtypje të madhe është suksesi i trajnerit kroat Zllatko Daliq. Dikur ai punonte në Shqipëri dhe Gjirin Persik. Por tashmë ai është zbulimi i Kampionatit Botëror.
 
Prej në tetor 2017, kryetari i federatës kroate, Davor Suker emërtoi Dalicin si drejtues të kombëtares kroate. Ishte zgjidhje e papritur, pasi 48 orë më vonë Kroacia duhej të luajë për pjesëmarrje ose jo në Kampionat. Kroacia doli në vendin e dytë në grup, pas humbjes kundër Islandës dhe Turqisë, si dhe një barazim kundër Finlandës. Ishte një “situatë katastrofale”, kujton Luka Modric.
 
Karriera e Dalic filloi me klubin e Varteksit (2005-2007) dhe Rijekës (2007-2008) në Kroaci. Më pas mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008-2009), me të cilën fitoi Super Kupën shqiptare, por dha dorëheqje në shkurt 2009 pas humbjeve të derbit të njëpasnjëshëm me Partizanin e Tiranës, informon albinfo.ch.
 
Odiseja e Dalic pas një qëndrimi të shkurtër në Kroaci, do zhvendosej në Lindjen e Mesme ku do udhëhiqte me Al-Hilal dhe Al-Ayn dhe vetëm në tetor 2017 u vendos në Kroaci për ta çuar klubin në finale kundër Francës.
 
Ky padyshim që është zbulimi i Botërorit.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing