Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Era Istrefi mbron adoleshenten iraniane: Vallëzimi nuk është krim

Muzikë  |  10.07.2018 Ora 12:53   
Ditëve të fundit ka qarkulluar lajmi për arrestimin e një vajze iraniane që ka vallëzuar pa mbulesë me hitin e madh “Bon Bon” të këngëtares nga Prishtina, Era Istrefi, shkruan Radio Plus.

Pas arrestimit të adoleshentes iraniane, në rrejte sociale ka nisur një fushatë për mbrojtjen e saj nën hashtagun “Kërcimi nuk është krim”.
E pjesë e kësaj fushate është bërë edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila ka postuar  lajmin  nën hasgtagun #dancingisnotacrime

Vajza e cila ka vallëzuar nën ritmet e këngës “Bon Bon”, ka një llogari në rrjetin social Instagram, ku shpesh poston video të tilla,  por kjo gjë i ka kushtuar me arrestim.
Policia iraniane ka njoftuar se do të mbyllë profile të tilla, ndërsa Ministria e Drejtësisë po mendon për komplet  bllokimin e rrjetit social Instagram. /radioplus/
 
Femrat në Iran kanë postuar videot e tyre duke kërcyer në internet, në mbështetje të një adoleshenteje që u arrestua.
 
Maedeh Hojabri u arrestua për shkak se postoi në Instagram një seri videosh ndërsa kërcente pa shami në kokë.
 
Ajo kishte siguruar mijëra ndjekës në rrjetin social me anë të videove të saj ku kërcente muzikë iraniane dhe perëndimore.
 
Dhe përdorueset e rrjeteve sociale në Iran kanë publikuar video dhe mesazhe në mbështetje të balerinës adoleshente, duke përdorur hashtagun #dancing_isn’t_a_crime (kërcimi nuk është krim). Njëra nga femrat iraniane ka publikuar një video duke thyer ligjet iraniane me këngën e Era Istrefit ‘Bon Bon’, që u bë një hit ndërkombëtar.
 
Qeveria iraniane ka rregulla strikte ku kërcimi pa shami dhe me seksin e kundërt është i ndaluar, përveç rastit kur ndodhen përpara natërëve të familjes së tyre.
 
Hojabri në video shihet duke kërcyer në shtëpi pa shami ose hixhabin.
 
Disa kërcimtare të tjera thuhet se janë arrestuar gjithashtu gjatë javëve të fundit. “Nëse u tregoni njerëzve kudo në botë se vajzat 17 dhe 18 vjeçare arrestohen për shkak të kërcimit të tyre, lumturisë apo bukurisë që kanë me akuzën se kjo është e turpshme ndësa përdhunuesit e fëmijëve dhe të tjerët janë të lirë, ata do të qeshin! Sepse për ta, është e pabesueshme,”-tha blogerja Hossein Ronaghi.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing