Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Justin Bieber konfirmon fejesën me Hailey Baldwin: Je dashuria e jetës sime

Muzikë  |  10.07.2018 Ora 11:46   
Nuk kaloi shumë kohë nga dalja e lajmit për propozimin që Justin Bieber i bëri në Bahamas Hailey Baldëin, dhe tani këngëtari i famshëm kanadez, Justin Bieber, me anë të një postimi romantic në llogarinë e tij në Instagram, ka konfirmuar fejesën, shkruan Radio Plus.

Këngëtari 24 vjeçari Justin Bieber postoi dy fotografi ku ai dhe e fejuara e tij, modelja 21 vjecare, duken shumë të lumtur përkrah njëri tjetrit, duke ua konfirmuar kështu fansave fejesën dhe dashurinë e madhe që e ndjen për Hailey Baldwin.

“Doja të gjeja kohën e duhur për të thënë atë që ndjej për ty, por koha fluturon shpejt, kështu që e thjeshta dhe e mira Hailey, po të them se jam kaq shumë i dashuruar me ty. Jam i angazhuar që ta kaloj jetën duke njohur çdo detaj tëndin, të të dua me durim dhe mirëdashje. Premtoj ta drejtoj familjen tonë me nder dhe integritet. Zemra ime është tërësisht e jotja. Je dashuria e jetës sime dhe nuk dua ta kaloj me askënd tjetër. Tani, me ty, gjithçka merr kuptim”, janë këto disa prej fjalëve të cilat Justin i ka shkruar në Instagram.

Ndërsa Hailey shkroi në “Twitter”: “Nuk e di se çfarë kam bërë në jetë për të merituar një lumturi të tillë, por i jam kaq mirënjohëse Zotit që kam pranë një person të tillë të pabesueshëm për të ndarë jetën time me të”. /radioplus/


 
 
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing