Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kënga fituese e Eurosong është plagjiaturë?

Muzikë  |  09.07.2018 Ora 10:58   
Fituesja e “Eurosong”  2018, këngëtarja izraelite, Netta Barzilai, është duke u akuzuar se kënga e saj “Toy”me të cilën fitoi edicionin e sivjem të Eurosong, është plagjiaturë, shkruan Radio Plus.

Kompania amerikane “Universal Music Studios” përpara padisë u ka dërguar një letër kompozitorëve të këngës fituese “Toy”,  Doron Medalie dhe Stav Beger.

Ata pretendojnë se këta të fundit e kanë kopjuar këngën “Seven Nation Army” të vitit 2003, të rok-bendit të njohur amerikan “The White Stripes”, ka shkruar kështu gazeta “The Time of Israel”.

“Të gjitha këngët që konkurrojnë në Eurosong duhet të jenë origjinale. Nëse pretendimi për plagjiaturë rezulton i vërtetë, Izraeli do të diskualifikohet nga konkurrenca dhe Nettës do t’i mohohet fitorja dhe natyrisht, Izraeli nuk do të jetë nikoqir i Eurosongut vitin e ardhshëm, ka njoftuar njoftuar televizioni izraelit. /radioplus/


Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing