Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Franca vazhdon rrugëtimin, eliminon Uruguain

Sport  |  06.07.2018 Ora 17:53   
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore mjaft bindëse me rezultat 2-0 ndaj Uruguait në Nizhny Novgorod për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, Rusia 2018.

Në fund të pjesës së parë (40’) ishte Rapahel Varane ai që shënoi për 1-0 me kokë nga një distancë e largët duke shfrytëzuar harkimin e Griezmann.

Një goditje e fuqishme e Antoine Griezmann në minutën e 61-të ishte e pamenaxhueshme nga Muslera i cili nuk arriti të largonte topin dhe kështu pasi gaboi, edhe pësoi për 2-0.

Deri në fund Uruguai nuk pati fuqi që të thyejë mbrojtjen e Francës dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Franca tash pret fituesin e takimit Brazil – Belgjikë për të kuptuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing