Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Halsey dhe G-Eazy i japin fund lidhjes

Muzikë  |  06.07.2018 Ora 10:23   
Krijuesit i hitit “Him and I”, këngëtarët e njohur Halsey dhe G-Eazy kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre të dashurisë, shkruan Radio Plus.

Pas një viti lidhje dashurie me G-Easy, këngëtarja e njohur, Halsey, dje u ka dhënë  fansave lajmin për ndarjen e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Halsey ka treguar se ajo dhe G-Easy kanë vendosur  të qëndrojnë  larg njëri-tjetrit.

“Zakonisht i mbaj këto gjëra private, por duke marrë parasysh natyrën e publikut, e ndjej të nevojshme t’i informoj fansa se  G-Eazy dhe unë për një kohë të caktuar kemi vendosur të qëndrojmë të ndarë. Gjatë kësaj kohe, unë do t’i përkushtohem artit dhe karrierës time, gjithashtu edhe turit. I uroj atij më të mirat. Faleminderit që po respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar këngëtarja e njohur Halesy. /radioplus/






 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing