Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Joshua mbron titujt në shtator dhe prill

Sport  |  05.07.2018 Ora 17:32   
Dy duelet e ardhshme të Anthony Joshuas do të zhvillohen në stadiumin e Wembleyt.

Kampioni i peshave të rënda do të kthehet në stadiumin legjendar më 22 shtator të këtij viti, ndërsa shatë muaj më vonë, më 3 prill të vitit 2019, do të ketë edhe duelin e dytë, transmeton Koha.net.

Joshua dhe promotori i tij, Eddie Hearn, ende nuk kanë konfirmuar kundërshtarët e 28-vjeçarit, por pritet të jenë Deontay Wilder ose Alexander Povetkin.

“Do rikthehem në Wembley pas dy dueleve të zhvilluara në Cardiff. Dua të falënderoj përkrahësit nga Uellsi dhe Britania e Madhe dhe njerëzit në Londër që po presin kthimin tim”, ka thënë Joshua. /koha.net
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing