Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jada Pinkett Smith tregon pse ishte kundër rolit të saj në filmin “Ali”

Film  |  05.07.2018 Ora 12:18   
Will Smith dhe Jada Pinkett Smith janë burrë e grua prej më shumë se 20 vitesh dhe në kohën kur dyshja u lidhën ishin të dy shumë të suksesshëm në karrierat e tyre, si producent por edhe si aktorë.

Dyshja kanë ndarë ekranin bashkë disa herë dhe për këtë ata ishin caktuar të luanin në biografinë me titull “Ali” kushtuar boksierit të famshëm Muhammed Ali. Përderisa Will Smith do të portretizonte legjendën e boksit gruaja e tij në jetën reale Jada do të lunate gruan e tij të parë Sonji Roi. Por vetëm tani në një intervistë Jada ka treguar se ishte kundër këtij roli.

“Nuk doja të luaja përkrah Smith, njerëzit na njihnin në jetën reale si burrë e grua, nuk ishte normale të luanim edhe në film burrë e grua, mendoja e shikuesit do të na shihnin ne, e jo Ali dhe Roi. Megjithatë roli që luajti Smith e dërgoi atë në nominim për cmimin Oskar.

Aktualisht Will Smith është I zënë me rolin e tij si Genie, në ribërjen e klasikut “Aladdin” nga Disney, I cili do të lansohet më 24 maj të vitit 2019./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing