Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Luke Evans i bashkohet kastës së filmit "Midway"

Film  |  04.07.2018 Ora 11:43   
Lajmin se po vjen një film me titull "Midway" regjinë e të cilit do ta bëjë Roland Emmerich, e kanë mirëpritur fansa të shumtë të punës së regjisorit në fjalë. Por që tashmë vjen lajmi tjetër se aktori i njohur Luke Evans gjithashtu do të jetë në këtë film.

Më parë u patën përmendë emrat si Woody Harrelson dhe Mandy Moore, pjesë e kastës së këtij filmi. Filmi është i vendosur në një ngjarje të Luftës së dytë Botërore  gjashtë muaj pasi  Japonia goditi Pearl Harbor në qershorin e vitit 1942. Kështu Amerika u godit nga Japonia në det duke shkaktuar dëme shkatërruese në flotën e vendit.

Evans në këtë film do të luajë komandantin Wade McClusky i cili fitoi Naval Cross, për veprimet  e tij gjatë betejës. Harrelson do të luajë admiralin Chester Nimitz, një nga drejtuesit e flotës, ndërsa ende nuk dihet rolin që do ta luajë aktorja Mandy Moore.

Filmi do të fillojë shumë shpejt xhirimet në Montreal./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing