Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Billboard: Era Istrefi provoi edhe njëherë aftësitë dhe shkathtësitë e saj

Muzikë  |  11.06.2018 Ora 11:27   
Pak ditë më parë, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Era Istrefi publikoi singlin e saj të ri “Prisoner’, në të njejtën ditë kur u publikua edhe videoklipi i këngës zyrëtare të Kampionatit Botëror nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi, shkruan Radio Plus.

Për këngëtaren Era Istrefi dhe këngën e saj më të re ka shkruar edhe Billboard ”Istrefi është e dhënë e tëra pas “Prisoner”, kështu Billboard e nis artikullin dedikuar Erës.

Pas publikimit të këngës së Kupës së Botës “Live It Up” me Will Smith dhe Nicky Jam, Era Istrefi është duke rritur famën e saj globale, vazhdon artikulli.

 “Unë jam rritur me këngët “reggae”, kështu që kur kur dëgjova ‘Prisoner’ të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me meloditë e pabesueshme dhe me tekstin me të cilin identifikohem”, ka thënë Era për Billboard.

“Era Istrefi provoi edhe njëherë aftësitë dhe shkathtësinë e saj. Ajo është një artiste në rritje që duket se po teston çdo potencial të sajin dhe Istrefi ka treguar edhe një herë se ‘makina’ e saj krijuese nuk mund të përmbahet” përfundon Billboard. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing