Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Selena Gomez publikon videoklipin “Back To You” (Video)

Muzikë  |  07.06.2018 Ora 11:29   
Këngëtarja e famshme, Selena Gomez një muaj më parë publikoi këngën e saj më të re, e cila mbanë titullin "Back To You", ndërkaq dje kënga u publikua edhe me videoklip, shkruan Radio Plus.

Pa u bërë 24 orë që kur “Back To You” u publikua me videoklip, u shikua mbi 11 milonë herë dhe po qëndron numër 9 në videot më të kërkuara në YouTube.

Menjëherë pasi kënga kishte dalë, fansat filluan komentet nëpër rrjete sociale se kënga është dedikim për ish të dashurin e Selena Gomez, Justin Bieber.

Duke u bazuar në tekst, duket se kënga flet  për marrëdhënien e tyre, shoqëruar nga ndarje dhe lidhje të vazhdueshme.

“Ti e ke thyer zemrën time në dy pjesë, por kur ajo shërohet, rreh për ty. Unë e di që do të kthehem përsëri tek ty", janë këto disa nga pjesët e tekstit të "Back To You", këngës më të re nga Selena Gomez, pjesë të cilat kanë nxitur edhe supozimet e fansave që kënga është dedikim për Justin Bieber.

Kënga më e re nga Selena Gomez “Back To You” është pjesë e kolonës zanore e sezonës së dytë, të serisë së famshme në Netflix “13 Reasons Why”, ku producente e kësaj serie është vetë Selena Gomez.

Sezoni i dytë i serisë “13 Reasons Ëhy”, e cila do të dalë më 18 maj. /radioplus/




 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing