Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Angelina Jolie bashkë me David Oyelowo në filmin "Come Away"

Film  |  04.06.2018 Ora 11:06   
Angelina Jolie sapo ka filluar xhirimet për filmin "Maleficent" pjesën e dytë, ndërsa këtu nuk mbarojnë projektet e saja filmike. Bëhet e ditur se ajo është bashkuar me David Oyelowo për të luajtur bashkë në filmin aventurë "Come Away".

Brenda Chapman ajo e cila bëri regjinë e "Brave" do të jetë regjisore, ndërsa Marissa Kate Goodhill është angazhuar për skenarin, ku flitet për dyshen të cilët paraqiten në moshën e re si vëlla e motër dhe kur vëllau i tyre vdes tragjikisht ata synojnë të shpëtojnë prindërit e tyre nga dëshpërimi.

"Angelina dhe David do të sjellin një kimi të përkryer në ekran në një histori magjike, që do të jetë jashtë pritshmërive të publikut" - ka thënë për Deadline regjisorja Chapman. Ende nuk ka ndonjë datë lansimi për këtë film./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing