Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Charlize Theron do të luajë reporteren Megyn Kelly

Film  |  23.05.2018 Ora 11:10   
Fituesja e cmimit Oskar, Charlize Theron do të luajë rolin e  reporteres Megyn Kelly në një film të ri me regjisor Jay Roach, një film rreth ish kreut të Fox News, Roger Ailes. Dikur Roger ishte një konsulent politik, i cili ndihmoi në zgjedhjen e presidentëve Richard Nixon, Ronald Reagan dhe George H. W. Bush.

Kështu Ailes ndryshoi përgjithmonë peisazhin mediatik amerikan, kur në vitin 1996 ai mori drejtimin e kanalit kabllor Fox News. Nën drejtimin e tij ky kanal televiziv u bë një forcë shumë e madhe në botën e medias, por edhe në politikë. Por mbretërimi i tij në Fox News morri fund, kur u detyrua të japë dorëheqje, pas një skandali seksual si dhe ngacmimeve  seksuale ku u përfshinë shumë figura të shquara të kanalit në fjalë.

Ndër ata që akuzuan ishte edhe prezentuesja dhe reporterja Megyn Kelly, një ish avokate e cila u bë një nga yjet e Fox News. Ajo më vonë u largua nga ky rrjet televiziv, meqë refuzonte të mbështeste Roger Ailes, duke nënshkruar pastaj kontratë shumë fitimprurëse me NBC. Dhe pikërisht këtë histori do ta sjellin në film aktorja Charlize Theron në rolin e Kelly-t dhe regjisori Jay Roach. /radioplus/  
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing