Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar” mbledhë studiues të shquar nga bota, rajoni e vendi

Kulturë  |  22.05.2018 Ora 9:25   
Më 22 maj në Prishtinë, në ambientet e Kolegjit ILIRIA, do të mbahet Konferenca shkencore ndërkombëtare me tëmën: “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”, ku do të mbledhen studiues të shquar të fushave të ndryshme, shkruan Radio Plus.

Qëllimi i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”, është trajtimi i çështjeve të kërkimit shkencor dhe të inovacionit në arsimin universitar, duke përfshirë rrjedhat bashkëkohore të organizimit të kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, sipas Kartës Evropiane të Kërkuesve Shkencorë dhe programeve të tjera strategjike.

Në këtë tubim shkencor, i cili organizohet nga Kolegji ILIRIA, në kuadër të Programit të veprimtarisë akademike shkencore të vitit akademik 2017/2018, marrin pjesë dhe prezantojnë punimet e tyre, studiues të shquar nga vende të ndryshmë të botës, rajonit dhe vendit, si: Akademik Marenglen Verli - Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Prof. Dr. Antonello Tarzia -  Drejtor i Programit Master në Menaxhment dhe Udhëheqja e Shkollave dhe organizatave Arsimore, Prof. Dr. Bajram Berisha etjerë.

E rëndësishme është se në kuadër të kësaj Konference Shkencore Ndërkombëtare, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në mes të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Kolegjit ILIRIA.

Do të bëhet edhe përurimi i disa botimeve të Kolegjit ILIRIA si, Akademia Shkencore, “AKADEMIK ALEKSANDËR STIPÇEVI”.
Konferenca shkencore ndërkombëtare “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar” mbahet më 22 maj, në Kolegjin ILIRIA, duke filluar prej orës 10:30 deri në 17:00. /radioplus/

Disa nga prezantimet që do të bëhen në këtë konferencë janë:
 
- Kërkimi Shkencor  dhe Inovacioni  në Arsimin e Lartë Universitar-Trendet e përgjithshme dhe sfidat në Kosovë - Prof. Dr. Bajram Berisha

- Përurimi i "AKADEMIK ALEKSANDËR STIPÇEVIQ"  (AKADEMI SHKENCORE) - Këshilli organizues: Prof. Dr. Jahja Drançolli, Prof. Dr. Isak Shema, Prof. Dr. Nebi Dervishi

-ILIRIA DHE ILIRËT - Këshilli organizues: Prof. Dr. Selim Daci, Prof.Dr.Nebi Dervishi, Prof. Dr. Mixhait Reçi

- Kërkimi shkencor në fushën e albanologjisë në Institutet shkencore dhe Universitetet e Shqipërisë - Një analizë krahasuese - Akademik Marenglen Verli

- Shkenca - Formë e aktivitetit mendor të njeriut - Prof.Dr.Nuri Bashota

- Krijimtaria e Faik Konicës në Bruksel 1897-1902 ( Rast i kërkimit shkencor: Arkivi Faik Konitza në Archives Generales de Royaume, Bruxelles ) - Prof. Dr. Isak Shema
 
- Reformat e viteve 2007 dhe 2015 në arsimin e lartë në kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe impakti i tyre në studimet albanologjike - Akademik Beqir Meta

- Flukset e emigracionit dhe rritja e kërkesave të reja arsimore në Itali - Prof.Antonello Tarzia
 
- Kërkimet shkencore në fushën e historiografisë - Prof. Dr. Jahja Drançolli
 
- Zhvillimi i veprimtarisë kërkimore shkencore në Kosovë - Dr.Murteza Osdautaj

- Politikat ndërshtetërore e ndërinstitucionale për shqipen standarde të ditëve të sotme - Prof. Dr. Valter Memisha
 
- Kërkimet shkencore në fushën e arteve dhe të edukimit muzikor - Prof. Asoc.Dr. Besa Luzha
 
- Projekti i hartimit të punimit kërkimor shkencor - Prof. Dr. Mujë Gjonbalaj
 
- Shqipja në shkollë dhe jashtë saj - Prof. Dr. Qemal Murati

- Kërkimi shkencor në fushën e Historisë në arsimin e lartëuniversitar - Prof. Dr. Muhamet Malaj

- Siguria e rrjetit inteligjent: kërkesat e sigurisë dhe zgjidhjet aktuale të saj - Prof. As. Dr. Halim Halimi        

-  Kërkimet shkencore dhe teknologjia IT në zhvillimin e potencialeve inovative - Prof. As. Dr. Nderim Zeqiri          

- Çështja shqiptare në Ballkan nga këndvështrimi i partive politike shqiptare - Prof. As.Dr. Dritëro Arifi, Prof. As. Dr. Ngadhnjim  Brovina  

-  Inovacioni në transport dhe logjistikë nëpërmjet përdorimit të teknologjisë: një rast studimor - Prof. As. Dr. Dashmir Istrefi  

- Analiza e pasqyrave financiare: Rëndësia e treguesve financiarë në ndërmarrje - Dr. Petrit Hasanaj, Mr. sc. Besmir Ahmetaj

- Aplikimi inteligjencës artificiale në problemin e planifikimit -  Studimi krahasues i të mësuarit e makinës, rrjeteve neurale dhe i algoritmeve gjenetike - Dr. Sc.Arsim Susuri
 
- Financimi i arsimit të lartë dhe zhvillimi i kërkimit shkencor - Mr. Arbër Reçi

- Menaxhimi i dijes dhe rëndësia e resurseve njerëzore në institucionet e arsimit të lartë - Prof. As. Dr. Mentor Shaqiri, Mr. Getoar Lubeniqi

- Revista  ILIRIA INTERNATIONAL REVIEW- kontribut i madh zhvillimit të veprimtarisë shkencore(Përgatitjet për botim të Revistës Vol.8.Nr. 1 ( 2018) - Mr. Getoar Lubeniqi
 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing