Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZYRTARE: Prishtina-Drita nuk luhet në stadiumin e Prishtinës

Sport  |  15.05.2018 Ora 16:12   
Pas kërkesës që ka parashtruar F.C. Prishtina dhe Komuna e Prishtinës për lejimin e zhvillimit të ndeshjes mes Prishtinës dhe klubit të futbollit Drita nga Gjilani, përfaqësues të MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës, të F.C. Prishtinës dhe punëkryesit janë takuar në stadium për të analizuar në vend të ngjarjes kërkesën dhe situatën e re të krijuar.

MKRS vlerëson se lejimi i zhvillimit të ndeshjes pa u pranuar teknikisht stadiumi i Prishtinës, dëmton në tërësi projektin dhe investimin.

Siç është bëre ditur për opinion, MKRS-ja ka vepruar sipas rekomandimeve te UEFA-së, ku ka proceduar me njoftimin e kontratës së negociuar me qëllim të realizimit të projektit që do të përfundojë me 30 qershor 2018, kontratë e cila edhe ka përcaktuar planin dinamik me punë-kryesin. Para kësaj date, lejimi i zhvillimit të çfarëdo ndeshjeje shkel kushtet e kontratës dhe përbën shkelje edhe ligjore dhe dëmton procesin në përgjithësi. Prandaj, si MKRS nuk jemi të interesuar as që të dëmtojmë investimin që kemi bërë në stadiumin e Prishtinës dhe as nuk duam të marrim ndonjë dënim eventual edhe nga UEFA.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing