Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“IT” pjesa e dytë lansohet në shtatorin e 2019-tës

Film  |  13.04.2018 Ora 11:01   
“It” ka qenë filmi horror triller me fitime marramendëse për vitin 2017. Dhe tashmë vazhdimi I dytë po ndodh dhe kastës së aktorëve I janë shtuar edhe aktorë të ri.

James McAvoy dhe Bill Hader janë në bisedime për tu bashkuar me pjesën tjetër të aktorëve ndërsa është përmendur kohëve të fundit edhe aktorja Jessica Chastain, që do të jetë në pjesën e dytë të filmit “It”.

Me tu rekrutuar aktorë të rinjë, kuptohet se ata të vegjëlit e serisë së parë do të rriten, dhe kështu McAvoy 38 vjeç do të luajë rolin e Bill, Hader 39 do të luajë të rriturin Richie, ndërsa aktorja Jessica Chastain luan rolin që në pjesën e parë e bëri Sophia Lillis. Ndërsa në rolet e njejta mbesin regjisori Andy dhe Bill Skarsgard që do të luajë sërish palaqon Pennywise.

Prodhimi I filmit do të fillojë gjatë verës ndërsa filmi do të lansohet në shtatorin e vitit 2019./radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing