Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mary McCartney do të drejtojë dokumentarin “If These Walls Could Sing”

Film  |  13.01.2021 Ora 9:02   
Vajza e Paul McCartney, Mary, do të drejtojë një dokumentar për punën dhe famën botërore të “Abbey Road Studios”.

“If These Walls Could Sing” , do të ketë emrin dokumentari i cili do të shpalosë historinë e patreguar të studiove të Londrës, ku Beatles regjistruan albumin e tyre legjendar “Abbey Road”.
 
Dokumentari do të prodhohet nga fituesi i çmimit Oskar, John Battsek pas një marrëveshje të re mes kompanisë së tij “Ventureland” dhe “Mercury Studios”.

“Disa nga kujtimet e mia më të hershme si një fëmijë i vogël vijnë nga koha e kaluar në Abbey Road. Kam kohë që kam dashur të tregoj historinë e këtij vendi historik dhe nuk mund të bashkëpunoja me një ekip më të mirë se John dhe Mercury Studios për ta bërë realitet këtë ëndërr”, tha Mary në një deklaratë.
 
Data e prodhimit e dokumentarit “If These Walls Could Sing”,  ende nuk është bërë publike, por raportohet se do të jetë gati për festën e 90 vjetorit të studiove legjendare të regjistrimit, e cila fillon në nëntor të këtij viti.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing