Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

HBO paralajmëron: Shumë vdekje të personazheve kryesore në sezonin e 8-të të “Game of Thrones” (Foto)

Film  |  13.03.2018 Ora 23:10   
Me sezonin e 8-të që është një vit larg, duket se "netët e ftohta dhe dimrin e fortë", do ta kalojme me spekulimet që jepen.


Seriali i famshëm, “Game of Thrones”, asnjëherë nuk ka ngurruar që t’i “vrasë” personazhet e këtij show-i, shkruan RadioPlus.
Francesca Orzi, producente e HBO, ka thënë për “Variety” se në sezonin e 8-të ketë vdekje të disa personazheve kryesore.

Duke folur për këtë televizion në një konferencë në Izrael, ajo ka thënë se kasti i aktorëve e kanë lexuar për herë të parë pjesën e fundit të serialit. “Ka qenë një moment i fuqishëm në jetët dhe karrierat tona”, tha ajo.
“Asnjëri nuk e ka marrë skenarin paraprakisht, por një nga një ju është dorzuar me kohë duke i kuptuar edhe “vdekjet” e tyre”.


Ajo poashtu tha se kasti dhe pjestarët e këtij seriali kanë bërë 15 minuta rresht ovacione pasi që e kanë lexuar skenarin. “Ka qenë e mahnitshme. Krejt në fund, të gjithë shikonin njëri tjetrin ku nuk kanë munguar edhe lotët. Ka për të qenë një fund që asnjëri nuk do ta harroj”.

Nga tani, duket se HBO po na bënë gati për atë që do të ndodh, pasiqë karakterët tanë të preferuar mund të vdesin nga i ftohti, zjarri apo tjera vdekje brutale që jemi mësuar ti shohim në “Game of Thrones”. /radioplus

Pjesë nga xhirimet në "Winterfell", përndryshe në Irlandën e Veriut.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing