Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Channing Tatum do të rikthehet në rolin e Gambit në filmin e ardhshëm të Marvelit, “Avengers: Doomsday”, ndërsa një video e re promovuese ka zbuluar një ndryshim në mënyrën se si do të paraqitet personazhi.
Në videon e publikuar në bashkëpunim me kompaninë Dunkin’, fansat kanë mundësi të dëgjojnë theksin e ri të Gambitit. Këtë herë, Tatum e ka zbutur theksin karakteristik cajun, i cili në filmin “Deadpool & Wolverine” ishte ekzagjeruar për efekt komik.
Aktori ka konfirmuar gjithashtu se versioni i tij i Gambitit vjen nga e njëjta linjë kohore e filmave të mëparshëm “X-Men”, ku bëjnë pjesë edhe personazhe si Cyclops dhe Charles Xavier.
Tatum ka folur edhe për mundësinë e realizimit të një filmi të veçantë për Gambitin. Ai ka thënë se do të dëshironte ta realizonte këtë projekt, por vetëm nëse gjendet një regjisor i përshtatshëm.
“Avengers: Doomsday” pritet të sjellë rikthimin e disa personazheve të njohur të universit Marvel dhe të publikohet në dhjetor.