Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Michael Mai, ish-mësues i shkollës fillore në Kinë, është bërë miliarder pas debutimit të kompanisë së tij në bursën e Shenzhenit, ku aksionet shënuan rritje deri në 787 për qind.
Mai, 62 vjeç, është drejtues dhe bashkëthemelues i kompanisë Crown New Materials Technology, e cila prodhon materiale ngjitëse dhe lidhëse që përdoren nga kompani të mëdha teknologjike dhe automobilistike, përfshirë Tesla dhe Apple.
Sipas Forbes, pas rritjes së aksioneve, pasuria e tij vlerësohet në rreth 2.5 miliardë dollarë, bazuar në pjesëmarrjen e tij në kompani.
Edhe motra e tij, Mai Huixia, e cila mban pozitën e nënkryetares së kompanisë, është bërë miliardere, me një pasuri të vlerësuar në rreth 2 miliardë dollarë.
Aksionet e kompanisë u rritën nga 16.98 juanë në një nivel maksimal prej 150.58 juanësh, përpara se të binin në rreth 77 juanë në tregtimin e së mërkurës.
Pas rritjes së madhe, kompania u bëri thirrje investitorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të investojnë në mënyrë racionale.
Kompania, e themeluar në vitin 2000, ka katër fabrika në Kinë dhe një në Vietnam, ndërsa produktet e saj përdoren në industri të ndryshme, nga automobilat deri te komponentët e telefonave inteligjentë.