Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ekonomia dhe rritja e kostos së jetesës kanë ndikuar në pakënaqësinë e qytetarëve amerikanë ndaj presidentit Donald Trump dhe republikanëve, vetëm dy vjet pasi i votuan për të përmirësuar gjendjen ekonomike të vendit.
Sipas një analize të CNN-it, ndonëse ekonomia amerikane vazhdon të ketë papunësi të ulët dhe shpenzimet e konsumatorëve mbeten relativisht të qëndrueshme, shumë qytetarë po përballen me shpenzime gjithnjë e më të larta.
Një nga faktorët kryesorë që ka rënduar situatën është lufta me Iranin, e cila ka shkaktuar rritje të çmimeve të naftës, derivateve dhe kostove të transportit. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera.
CNN raporton se politikat e administratës Trump, përfshirë tarifat tregtare, kufizimet e imigracionit dhe vendimet për subvencionet shëndetësore, kanë shtuar presionin financiar mbi familjet amerikane.
Sipas një sondazhi të CNN-it në tetor, vlerësimi neto i Trumpit për menaxhimin e ekonomisë ishte minus 46 pikë, më i ulët se ai i paraardhësit të tij, Joe Biden, në fund të mandatit.
Analiza thekson se, përtej inflacionit, shumë amerikanë ndihen të bllokuar ekonomikisht, për shkak të kostove të larta të banimit, kujdesit për fëmijët dhe mundësive të kufizuara për punësim.
Pakënaqësia ekonomike është identifikuar si një nga faktorët që ndikuan në humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.